Bellinghami fyhet në baza raciste pas kalimit te Dortmundi

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Talenti Jude Bellingham (17) ka treguar se është fyer në baza racore pas kalimit te Borussi Dortmundi.

Bellingham, që ka luajtur ndeshjen e fundit me Birminghamin të mërkurën mbrëma, ka postuar mesazhin fyes në “Twitter” dhe ka thënë se ai ishte i neveritshëm.

Në mesazh Bellingham është quajtur “talent i mbivlerësuar” kurse i është shkruar se “njerëzit e zinj mendojnë vetëm për para”.

Bellingham do të kaloi te Dortmundi për 25 milionë funte. Skuadra gjermane ka fituar garën me skuadra të mëdha evropiane si Chelsea, Real Madrid, Bayern Muenchen e Manchester United.

Të ngjashme