Ben Arfa konfirmon largimin nga PSG-ja

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 16:32 | Nga

Sulmuesi francez, Hatem Ben Arfa do t’i jap lamtumirën Parisit në fund të stinorit.

Ben Arfa ka konfirmuar se aventura e tij me Paris Saint-Germain do të marrë fund pas përfundimit të këtij stinori, duke ndezur alarmin për skuadrat e interesuara për të.

31-vjeçari nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me PSG-në këtë stinor, pasi marrëdhëniet e tij me trajnerin Unai Emery nuk janë aspak të mira.

“Së shpejti aventura ime me PSG-në do të përfundojë dhe përkundër kohëve të vështira që kam kaluar, jam i lumtur që kam bartur këtë fanellë”, ka shkruar ai në Instagram, transmeton KP.

“Do të kem gjithnjë kujtime të bukura nga bashkëlojtarët, të cilët më kanë përkrahur gjatë gjithë kohës dhe do ta dua këtë klub përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Ben Arfa është pjesë e Parisit që nga viti 2016, ku pas një sezoni fantastik me Nice ishte transferuar në Parc des Princes.

Ben Arfa konfirmon largimin nga PSG-ja

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme