Bën bujë në Kroaci goli i Sahitit ndaj “skuadrës së tij”

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Ka bërë bujë në Kroaci goli i Emir Sahitit, i realizuar të dielën. Ai shënoi golin e vetëm për Shibenikun, që fitoi 1:0 ndaj Hajdukut në Split.

Për Shibenikun ishte fitorja e parë në Split ndaj Hajdukut në 11 vjetët e fundit. Sahiti realizoi gol të bukur nga zona në minutën ‘34 dhe festoi me emocione, ndër të tjerash duke mbyllur dy veshët me gishtërinj, duke simbolizuar kështu se nuk po i dëgjon tifozët e zëshëm të Hajdukut në “Polud”.

21-vjeçari ka shënuar golin e parë të edicionit në paraqitjen e tetë në kampionatin kroat. Ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet e këtij edicioni. Por, festa e tij nuk është pritur mirë nga tifozët e Hajdukut, pasi Sahiti është i huazuar te Shibeniku pikërisht nga kjo skuadër.

Fitorja është festuar nga tifozët e Shibenikut që kishin dalë për ta pritur skuadrën pas kthimit nga Spliti.

Sajti i njohur kroat “24sata.hr” ka shkruar se Sahiti ka treguar mungesë respekti ndaj skuadrës së tij, përkatësisht Hajdukut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme