Benfica-Napoli, vendimtare në Lisbonë

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 10:10 | Nga

humë kohë më parë, Napoli ishte në një pozitë të favorshme për t’u bërë skuadra e parë në historinë e grupeve të Champions League që kualifikohet pas tre ndeshjeve të para, por tani, përpara se të luhet ndeshja e fundit, italianët rrezikojnë të mbeten jashtë veprimtaritë.

Benfica, mund të vazhdonte matematikisht më tej, nëse ruante tre golat avantazh në ndeshjen e kaluar ndaj Besiktas, teksa tani mund të mos i mjaftojë as barazimi për t’u kualifikuar.

Benfica dhe Napoli do të ndeshen të martën në mbrëmje në Lisbonë, për të vendosur fatet e Grupit B, teksa kanë ende mundësinë e kualifikimit, pavarësisht se e kanë shpërdoruar disa herë këtë mundësi në raundet e kaluara.

Të dyja skuadrat kanë tetë pikë, një më shumë se Besiktas, që do të ndeshet me Dynamo Kiev, skuadër që është eliminuar. Turqit do të kualifikoheshin në rast fitoreje, percjell Telesporti.

Fituesi i sfidës në “Estadio da Luz” do të kualifikohet automatikisht si vendi i parë i Grupit B, ndërsa barazimi do të ishte i mjaftueshëm për Napoli, pasi i ka mposhtur portugezët në përballjen e parë në Itali.

Nëse Besikas fiton në Kiev, atëherë një mes këtyre dy ekipeve do të vazhdojë më tej në Europa League.

“Nuk do të jetë një shëtitje për ne në Lisbonë, por as për ata. – tha trajneri i Napoli, Maurizio Sarri. – 20 minutat e fundit mund të jenë vendimtare. Ne do të kërkojmë fitoren dhe nuk mund të jemi të përqendruar vetëm te barazimi.”

Napoli mund të kualifikohej nëse fitonte në ndeshjen e tretë, kundër Besiktas në shtëpi, por humbi. Ky rezultat u pasua me barazimet në ndeshjen e kthimit në Turqi dhe ndaj Dinamo Kiev. Edhe Benfica do të ishte kualifikuar po të fitonte me Besiktas, kur po udhëhiqte 3-0 në Turqi, ndërsa tani vetëm fitorja ndaj Napoli i bën punë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme