Benjamin Mendy, mbetet në burg për të paktën edhe dy muaj

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, është paraqitur në gjykatë i akuzuar për katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

27-vjeçari akuzohet se ka sulmuar tre gra në shtëpinë e tij në Cheshire midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Procesi gjyqësor për futbollistin është caktuar për më 24 janar, ndërsa vlen të theksohet se Mendy do të mbetet në burg të paktën deri më 15 nëntor, kur do të mbahet edhe seanca e radhës dëgjimore.

Të ngjashme