Bensusan, një shpresë olimpike e kthyer në yll paralimpik

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Duke shikuar teksa stërvitet në “Fritz-Jacobi-Sporthalle” në Leverkusen, është e lehtë të mendosh se Irmgard Bensusan 28-vjeçare është një atlete me aftësi të plota fizike.

Ajo vrapon nëpër shtegun e atletikës si një drenushë. Goma në sipërfaqen përfundi këmbëve të saj kërcet sa herë që këmbët e saj shkelin.

Vetëm kur shikon në kyçin e këmbës së djathtë të Bensusanit, e kupton se ka pësuar një lëndim të rëndë të nervave në këmbën e saj të djathtë, transmeton Koha Ditore shkrimin e Deutsche Welle.

“Mund të ngrejë këmbën deri këtu”, thotë Bensusan, ndërsa ngrit këmbën e djathtë rreth një centimetër. “Në parim nuk kam fare funksion poshtë këmbës. Është thjesht një pjesë e trupit tim që nuk funksionon”.

Bensusanit 28-vjeçar nuk i është dashur gjithmonë një përforcues në këmbë për të bërë vrapime. Ajo ishte një olimpiste aspiruese nga Afrika e Jugut, një yll që po vinte në vrapimin 100 metra me pengesa dhe 200 metra.

Por një aksident para garës së pengesave në Kampionatin e Juniorëve të Afrikës së Jugut në vitin 2009, ka dërguar karrierën e saj të atletikës në një rrugë tjetër. Fituese e tri medaljeve paralimpike dhe pronare e dy rekordeve të botës, Bensusan, tash përfaqëson Gjermaninë. Ajo synon të fitojë medaljen e saj të parë të artë paralimpike në “Tokio 2020”.

Aksidenti që i ndryshoi jetën

Bensusan, atëbotë 18-vjeçare, ishte një nga favoritet për të fituar 100-metërshin me pengesa në kampionatin e junioreve. Ajo kishte fituar të argjendtën një vit më parë dhe po futej në garë me kohën më të shpejtë kualifikuese.

Nuk e mban në mend se kur kishte nisur ëndrra e saj olimpike, por ajo gjithmonë e dinte se dëshira e saj është të garojë në Lojërat Olimpike. Pyetja në mendjen e saj nuk ishte nëse do të kishte një karrierë profesioniste vrapimi, porse çfarë duhej të bënte për t’u koncentruar në karrierën e saj të vrapimit.

Të ngjashme