Benzema, Bale, Kovaçiq – tre yje për një pozitë

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 09:20 | Nga

Teknikut francez do t’i duhet të zgjedhë në mes të tre mundësive, varësisht nga radhitja që do të nxjerrë në fushë ndaj skuadrës së madhe gjermane

Njëmbëdhjeta titullare e Real Madrid është më ekskluzivja në botë, ndaj Karim Benzema, Gareth Bale dhe Mateo Kovaçiq duhet të luftojnë për një pozitë në përballjen ndaj Bayern Munich.

Lëndimi i Dani Carvajal dhe Isco do të thotë që ka vend në formacionin që nis ndeshjen, por për vetëm një nga ta, të cilin Zinedine Zidane do ta zgjedh varësisht nga nevojat që ka.

Benzema, që deri tani ka shënuar 54 gola në Ligën e Kampionëve, është një nga të pëlqyerit e teknikut dhe për më shumë është më i përshtatshmi për të luajtur krah Cristiano Ronaldo.

Në Munich Ronaldo ishte i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe nga kjo situatë në Madrid mund ta nxjerrë sulmuesi francez.

Bale nga ana tjetër ka shënuar katër gola në muajin e fundit dhe rezultati i ndeshjes së parë favorizon futjen në lojë të një golashënuesi që mund të luajë shpejt.

Kroati Kovaçiq është një nga pasuesit më të saktë në Ligën e Kampionëve, por në këtë rast kandidati më modest.

Prezenca e tij në fushë do t’i jepte Real më shumë stabilitet në mesfushë dhe më shumë vertikalizime, diçka me të cilën është parë se mund të përfitohet ndaj Bayern.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme