Benzema kthehet në stërvitje, para përballjes me Sevillan

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Përderisa Sergio Ramos dhe Fede Valverdes i janë bashkuar Eden Hazardit në listën e lojtarëve të Real Madridit që do të mungojnë për ndeshjen kundër Sevillas, kthimi i Karim Benzemas mund të jetë vendimtar për skuadrën e Zinedine Zidane.

Sulmuesi francez Karim Benzema mund të jetë në dispozicion për trajnerin Zinedine Zidane për ndeshjen e së shtunës kundër Sevillas, pasi mori pjesë në seancën stërvitore të së enjtes, transmeton Gazeta Express.

Pas lëndimit që e kishte marrë sulmuesi para dy javëve, duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në Superkupën e Spanjë në Arabi Saudite, kjo është hera e parë që Benzema do të ketë mundësi të luajë në një ndeshje.

Përveç Benzemas, trajneri Zidane mund ta ketë në dispozicion edhe një tjetër sulmues, Luka Jovicin, për këtë ndeshje. Sulmuesi serb duket se është rikuperuar nga goditja që e pësoi në ndeshjen e Superkupës së Spanjës.

Në listën e lojtarëve që e kanë të pamundur të luajnë në ndeshjen kundër ish-trajnerit të Real Madridit, Julen Lopeteguit, janë edhe Sergio Ramos dhe Eden Hazardi, që po e vazhdojnë procesin rikuperues. Ndërkohë, edhe Fede Valverde mungoi në skuadrën që udhëtoi në Sevilla.

Me 16 gola të shënuara këtë sezon, 12 prej të cilave në La Liga, kthimi i Benzemas do të jetë i mirëseardhur për Zidane dhe për tifozët të cilët po e prisnin këtë ndeshje kundër klubit andaluzian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme