Benzema: Largimi i Messit nuk ndryshon rëndësinë e El Clasicos

Prishtinë | 16 Tet 2021 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

El Clásico mes Barcelonës dhe Real Madridit do të jetë krejt me një fytyrë tjetër.

Në këtë përballje s’do të jetë Lionel Messi, derisa Ronald Koeman ka probleme shumë në fazën e sulmit.

Sido që të jetë, për Karim Benzeman, El Clasico nuk ndryshon për asgjë në botë, as ani pse më i miri në histori s’do të jetë më.

“Për mua, është ende e njëjtë. Ende është ndeshja më e mirë për t’u parë. Nuk ka rëndësi se cilët lojtarë janë, cilët janë larguar ose cilët do të vijnë. Real-Barça është historike. Emrat ndryshojnë, por para kësaj ishte Zidane, Ronaldinho, Ronaldo, Eto’o. Real-Barça do të jetë gjithmonë Real-Barça”, u shpreh Karim. /Gazeta Express

Të ngjashme