Beqiraj: Do të jem tifoz i Kosovës deri në fund, shpresoj me gjithë zemër të kualifikohet

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Pas disfatës ndaj Kosovës 2-0, sulmuesi shqiptar i Malit të Zi Fatosj Beqiraj, është shprehur tejet i emocionuar me pritjen e tifozëve.

Pejani që luajti vetëm nga pjesa e dytë, është parë me lot në sy në tunel pas ndeshjes.

“Ndeshje e veçantë për mua. U ktheva në Prishtinë pas 12 vitesh. Kosovës i uroj suksese nga zemra. Isha shumë i emocionuar”, tha fillimisht Beqiraj për SS Kosova.

“Trajneri ynë kishte probleme me disa lojtarë kryesorë të ekipit tonë. Kemi pasur shumë mungesa. Trajneri e kishte problem ta gjente 11-shen e parë. Me gjithë zemër jam tifoz i Kosovës. Iu uroj sukses dhe shpresoj të kualifikohen, sepse e meritojnë. Do të jem tifoz i Kosovës dhe deri në momentin e fundit do t’i ndjek ndeshjet e Kosovës”, vlerësoi pejani.

Të ngjashme