Beqiraj: Nuk kam dashur të përballem me Kosovën, i uroj suksese në të ardhmen

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 23:15 | Nga Ekonomia Online

Fatos Beqiraj, kosovari i cili është pjesë e kombëtares së Malit të Zi në konferencë për media pas ndeshjes Mali i Zi – Kosovë ka dhënë fjalë të mira për Kosovën.

Ai është shprehur se nuk ka pasur dëshirë të përballet me Kosovën, por ka qenë pjesë e shortit.

“Nuk kam dashur të përballem me Kosovën, por shorti deshti kështu. Ka qenë më ndryshe se ndeshjet tjera dhe e kam parë vetëm në anën sportive”, tha Beqiraj.

Beqiraj gjithashtu tha se ndeshja ka qenë korrekte, por ka munguar publika.

“Ka qenë lojë korrekte nga të dyja anët. Jo shumë karakteristike sepse ishte pa publikë, por mendoj se duhet që në fund të fundit, të jenë të kënaqura të dy palët”, tha më tutje ai.

Në fund Beqiraj është shprehur shumë optimist për Kosovën dhe ka uruar që kombëtarja e Kosovës të ketë suksese në të ardhmën.

“E kam përcjellur Kosovën dhe rezultatet, ka një kombëtare shumë të mirë dhe lojtarë shumë cilësor dhe shpresoj që kjo kombëtare të ketë shumë të tregoj në të ardhmen”, tha Beqiraj. 

Të ngjashme