Beqiraj shënon golin e 12-të në elitën e Izraelit

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj ka vazhduar me gola në elitën e futbollit të Izraelit.

Beqiraj të dielën shënoi një gol në humbjen që skuadra e tij Maccabi Netanya e ka pësuar në udhëtim ndaj Maccabi Haifas (2:1).

Ndeshja i takoi xhiros së 30-të të elitës së Izraelit. Për Netanyan u paraqit edhe Jahmir Hyka, shkruan sot “Koha Ditore”.

Beqiraj realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 7-të. Ai u ndëshkua me karton të verdhë siç u ndëshkua edhe Hyka.

Beqiraj ka 12 gola e 1 asistim në ligë këtë stinor. Ndërsa i ka edhe tre gola në kupë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme