“Bëra mirë që e zgjodha Zvicrën para Shqipërisë”

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Albian Ajeti në një intervistë për prestigjiozen zvicerane ‘Blick’ ka thënë se nuk është penduar aspak që ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicren dhe jo Shqipërinë

Albian Ajeti është njëri nga lojtarët kryesor të Baselit këtë edicion, derisa ai ka zhvilluar ndeshje edhe me Kombëtaren e Zvicrës ku madje ka debutuar me gol kundër Islandës, shkruan gazetametro.net.

Në një intervistë për ‘Blick’ sulmuesi i Baselit ka treguar se ka refuzuar Shqipërinë dhe se synon që të luajë jashtë kampionatit të Zvicrës në të ardhmen. |

“Shqipëria është vendlindja e familjes sime, por unë vendosa që të luajë për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë,” ka thënë Ajeti.

“Është një ndjenjë e mirë që i takoj kësaj Përfaqësuese dhe ishte vendim i duhur që zgjodha Zvicrën.

Ajeti ka thënë se ka plane të mëdha për të ardhmen e tij dhe synimi është që të luajë në kampionate më me emër.

“Kam plane të mëdha, kam objektiva shumë të mëdha. Për momentin jam i koncentruar te Baseli, por natyrisht kampionatet tjera më joshin më shumë,”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme