Berbatov këshillon Unitedin: Conte ka gjithçka që duhet për ta rikthyer ekipin te trofetë

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov ka këshilluar klubin anglez që ta emëroj italianin Antonio Conte në krye të ekipit.

Ole Gunnar Solskjaer është ende në krye të Unitedit, por burime të ndryshme të mediave britanike kanë thënë se rezultatet e dobëta në tre ndeshjet e ardhshme kundër Tottenham, Atalanta dhe Manchester City do të vulosnin fatin e tij.

Conte është ndër favoritët për të marrë postin dhe Berbatov do ta mirëpriste italianin në Ligën Premier.

“Raportet e fundit thonë se Antonio Conte është i hapur për të marrë postin e trajnerit të Unitedit nëse bëhet i disponueshëm”, ka thënë fillimisht Berbatov për Betfair.

“Ai e bëri Interin kampion dhe e bëri Chelsean kampion”.

“Conte ka rekordin dhe reputacionin për të punuar shumë, këtë e kam dëgjuar shumë herë. Ai ka qenë në Angli dhe e ka bërë këtë, duke fituar Ligën Premier”.

“Ai është emri për të cilin të gjithë po flasin për momentin dhe ndoshta disa njerëz thonë se United ka nevojë për këtë qasje disiplinore, për t’u treguar atyre saktësisht se çfarë pret trajneri nga ju”.

Të ngjashme