Berbatov për Xhakën: Reagimi i tij ishte i papranueshëm

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Dimitar Berbatov ka thënë se fansat e Arsenalit gabuan që e vërshëllyen Granit Xhakën, por ka kritikuar sjelljen e lojtarit gjatë barazimit me Crystal Palacen.

Xhaka është dënuar gjërësisht pasi u tha fansave të tij të p*rdhen, derisa ata e vërshëllyen gjatë zëvendësimit.

Heroi i Manchester Unitedit, Berbatov e ka përshkruar incidentin si të “dhimbshëm”, por thotë se faji u takon të dy palëve.

“Fansat e Arsenalit gabuan që vërshëllyen kapitenin e tyre, Granit Xhaka kundër Crystal Palace fundjavën e kaluar, por reagimi i lojtarit ishte i papranueshëm,” tha ai, transmeton periskopi.

“Nuk është hera e parë që fansat e Arsenalit kan vërshëllyer lojtarët e tyre ashtu kishte ndodhur edhe me Emmanuel Ebouen. Nuk është aspak mirë dhe është e dhimshme ta shikoj Xhakën.”

Të ngjashme