Berbatov tregon partnerin e preferuar në sulm: Ishte sikur flinim bashkë

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Dimitar Berbatov ka luajtur me yje, si Wayne Rooney e Carlos Tevez (te Manchester Unitedi) dhe Robbie Keane (te Tottenham Hotspur), mirëpo asnjëri prej tyre nuk ishte partneri i tij i preferuar në sulm.

Pas suksesit të madh në Bundesliga me Bayer Leverkusenin (2001-2006), skuadër me të cilën luajti edhe në finale të Ligës së Kampionëve (në vitin 2002, kur humbi nga Real Madridi), sulmuesi bullgar kaloi në Ligën Premier (fillimisht te Tottenhami).

Edhe pse Berbatov suksesin më të madh e pati te Unitedi (2008-2012) me Rooneyn dhe Tevezin në sulm, partneri i tij i preferuar mbetet França – sulmuesi brazilian, i cili ishte pjesë e Leverkusenit gjatë viteve 2002-2005.

Në sezonin e dytë në Bundesliga (pas transferimit nga Sao Paulo), ai shënoi 14 gola dhe dhuroi 13 asistime, ndërkohë që Berbatov i kishte shënuar 16 gola në atë sezon.

“Me lojtarë si Rooney dhe Keane, i jepnim komplimente njëri-tjetrit, edhe kur nuk flisnim shumë jashtë fushës. E respektonim njëri-tjetrin për atë që bënim në fushë”.

“Te Leverkuseni, kisha partneritet të shkëlqyer me një djalë të quajtur França. Kemi shënuar shumë gola. Në një sezon e shkatërruam Bayern Munichun, 4-1. I shënuam të dy nga dy gola”.

Të ngjashme