Berberi i Ronaldos gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Një berber është goditur për vdekje me thikë në një dhomë hoteli në Zvicër.

Ricardo Marques Ferreira u gjet i vdekur në shtrat nga një prej pastrueseve në hotelin në Zurich të Premten.

Një 39-vjeçar është arrestuar për vrasjen e tij. I arrestuari është me kombësi braziliane. Media portugeze Correio da Manha raportoi sot se viktima ka qenë berberi i Cristiano Ronaldo, transmeton oranews.

Berberi nga ishulli i Madeira postoi foto në mediat sociale të një fotosesioni të futbollistit në shtator 2015.

Ferreira u gjet i vdekur në shtrat me plagë të shumta thike.

Arma e krimit nuk u gjet në vendin e ngjarjes.

Ndërsa nuk duhen ende motivet e vrasjes së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme