Bëri gabim të madh ndaj Galatasarayt, por Strakoshës do t’i besohen përsëri ndeshjet në Evropë

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Thomas Strakosha ka qenë fytyra tragjike e Lazios në ndeshjen e Ligës së Evropës të enjten ndaj Galatasaray.

Portieri shqiptar shënoi autogol për t’i dhënë tri pikët e para skuadrës turke.

Strakosha shpërtheu në lot në momentin e autogolit, por edhe pas ndeshjes ishte i thyer me gabimin që ka bërë.

Gjithsesi të gjithë bashkëlojtarët e tij i kanë dalë portierit në mbrojtje, derisa edhe klubi nuk do ta degradojë atë.

Përkundër gabimit të bërë, Strakosha do të vazhdoj të mbetet portieri titullar në ndeshjet e Ligës së Evropës.

Në anën tjetër, sa i përket ndeshjeve në kampionat, veterani spanjoll Pepe Reina do të jetë në portë.

Ndeshjet evropiane do të jenë ato ku klubi shpreson që Strakosha të fitojë besimin e humbur dhe të rivalizojë siç duhet me Reinan për fanellën e titullarit në Serinë A.

Kështu, që më 30 shtator, ai pritet të zbresë në fushë për ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës, ku Lazios nuk i lejohen më gabime nëse shpreson që të ecë sa më shumë në Ligën e Evropës. /Telegrafi

Të ngjashme