Berisha deklarohet pas rikthimit te KB Peja

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Dardan Berisha nga sot do të filloj aventurën e tij në kubin e Pejës.

Berisha sot ka nënshkruar kontratën me KB Pejën, për sezonin e tanishme si dhe për të ardhshmin.

Ish lojtari i Prishtinës, ka falënderuar klubin e tifozëve prishtinas “Plisat” për përkrahjen përgjatë viteve sa ishte pjesë e saj ndërsa ka treguar se nga sot do të jetë pjesë e klubit të vendlindjes së tij, Pejën.

“Te dashur fansa dhe adhurues të basketbollit Kosovar,

Nga sot, une do të jem lojtar në Klubin e vendlindjes sime, KB Peja. Ju falenderoj nga zemra për mirëpritjen dhe dashurinë që më keni dhuruar!🙏🏻

Prishtinë, falemnderit për përkrahjen e vazhdushme. Falenderoj Klubin e Prishtinës dhe tifozve të saj Plisat për këto vite gjatë të cilave shënuam histori në gara Evropiane!🙏🏻

Suksese të gjithë Klubeve të basketbollit në Kosovë. Qofshim shembulli më i mirë për të gjithë vendet në Rajon.

Fansa, ju falemnderit që gjithmonë jeni lojtari ynë i 6të!

Dardani i Dardaneve ! DB11”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme