Berisha e kritikoi për mënyrën e festimit, Vedat Muriqi i kundërpërgjigjet: Është karakteri i shqiptarit

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar arsyet pse festoi në shenjë për ushtarët turq të vdekur në Siri, transmeton Gazeta Metro.

Pas katër ndeshjeve radhazi pa shënuar gol, Vedat Muriqi arriti që dje (e shtunë) të shënoi në barazimin 2-2 të Fenrbahces ndaj Antalyasporit.

Por, mënyra e festimit të golit nga sulmuesi prizrenas mori edhe disa kritika, veçanarisht nga tifozët shqiptar.

Njëri nga ta është Martin Berisha, i cili në rrjetin social ‘Twitter’ ka shkruar: “Edhe njehere u shpjegu se pse Kosova nuk mund te jete Kombetare. Tek Kosova luajne Shqiptare, Turq e shume shpejte edhe Serb. Asgje kunder, vetem se identiteti kombetar eshte dicka tjeter”.

Edhe njehere u shpjegu se pse Kosova nuk mund te jete Kombetare. Tek Kosova luajne Shqiptare, Turq e shume shpejte edhe Serb.

Asgje kunder, vetem se identiteti kombetar eshte dicka tjeter.

View image on Twitter

Kjo ishte shenj respekti per shtetin ku jetoj,dhe qe kam fituar gjithqka qe kam sot,kultura dhe karakteri i nje Shqiptarit esht me rrespektu diten e zi atij vendit qe jeton,me dit ti se qfar rrespekti kan Turqit per ne Shqiptart e kishe fshi komentin

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme