Berisha e Rashica, mungesat e mëdha të Kosovës kundër Maqedonisë Veriore

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes të premten ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e këtij muaji.

Kosova të enjten e ardhshme luan në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”. Më pas luan edhe me Slloveninë (11 tetor) dhe Greqinë (14 tetor) në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Challandes ka ftuar 24 lojtarë, ndërsa nuk do të llogaris në shërbimet e Milot Rashicës e Bernard Berishës. Rashica ka pasur telashe me lëndime, ndërsa Berisha me gjasë nuk është ftuar për shkak të veprimit fyes ndaj Challandesit në ndeshjen e kaluar.

Kosova grumbullohet të hënën. Ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut vlerësohet më e rëndësishmja e Kosovës deri më tani.

Për herë të parë është ftuar Florian Loshaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme