Berisha falënderon tifozët e Kosovës, kërkon fitore kundër Malit të Zi

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Valon Berisha pak orë pas ndeshjes me Malin e Zi ka falënderuar tifozët e Kosovës për mbështetjen që i kanë bërë kombëtares në këto ndeshje.

Kosova me fillim nga ora 20:45 zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimet për Euro 2020, duke e pritur në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Malit të Zi.

Ëndrra për Euro 2020 mbetet gjallë vetëm me tri pikë nga kjo përballje, pasi barazimi i mundshëm do t’i detyronte në dy fitore dardanët, që në nëntor udhëtojnë në Çeki dhe në fund presin Anglinë.

Në këtë rrugëtim të suksesshëm për Kosovën, ndihmë të madhe kanë dhënë edhe tifozët me mbështetjen e pakursyer, si në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ashtu edhe jashtë tij.

“Mbështetja juaj ka qenë frymëzimi ynë kryesor për të dhënë gjithçka në fushë, shpresoj të marrim fitore sonte. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Berisha në Facebook, përcjell lajmi.net.

Berisha në ndeshjen kundër Anglisë në ‘St Mary’, shënoi dy gola.

Të ngjashme