Berisha insiston se do të luftojë për një vend te Lazio

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Berisha ende beson se ka të ardhme te Lazio

Pas sezoneve jo të mira në Itali me Lazion, Valon Berisha i Kombëtares së Kosovës, është huazuar në Gjermani te Fortuna Dusseldorf.

Ai tha se objektivi është që të rigjej formën e dikurshme dhe të kthehet te Lazio, ku ende beson se e ka një vend në skuadër.

“Dëshira është që fillimisht të rikthehem në formën më të mirë dhe mundësisht të përforcohem edhe më shumë”, u shpreh ai në emisionin “FanZone” të Super Sport.

“Kam ardhur këtu të luaj më shumë dhe të rigjej formën, ndërsa në verë pres të rikthehem te Lazio, ku ka shumë konkurrencë, por jam gati të luaj shanset e mia”.

“Të ardhmes nuk i dihet, por kam ende edhe 3 sezone kontratë me Lazion”.

Besoni se te Lazio ju ndjekin rregullisht tani?
“Besoj se po. Kam shumë mik Strakoshën, që është një djalë i shkëlqyer dhe më ka treguar se atje kanë nisur stërvitjen, por me grupe të vogla akoma”

Të ngjashme