Berisha: Krenar që jam pjesë e kësaj skuadre

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kosovar, Valon Berisha, ka thënë se është krenar që është pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Ai ka thënë se pavarësisht fitoreve apo humbjeve, gjithmonë do të qëndrojë me Dardanët.

“Pas shtatë muajve i lënduar, ndihem i bekuar që jam rikthyer në fushë dhe e kam mundësinë që ta dhë kontributin tim ashtu siç unë dua”.

“Nuk është rezultati që ne dëshironim; mirëpo do të luftojmë më shumë në të ardhmen. Ju tifozë jeni më të mirët në botë, faleminderit”.

Kujtojmë se Berisha ka realizuar dy gola kundër Anglisë në ndeshjen për t’u kualifikuar për Euro 2020.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, duke përfaqësuar gjakun tim, familjen time, vendin tim. Si në humbje dhe në fitore ne do të qëndrojmë gjithmonë së bashku!
Pas 7 muajve i lënduar ndihem i bekuar që jam rikthyer në fushë dhe e kam mundësinë pēr të dhënë kontributim tim ashtu siç unë dua.
Nuk është rezultati që ne dëshronim mirëpo do të luftojmë më shumë në të ardhmen. Ju tifozë jeni më të mirët në botë, faleminderit!


Të ngjashme