E ardhmja e Berishës te Lazio vendoset pas Juventusit

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 14:43 | Nga

Ditë vendimtare për të ardhmen e Etrit Berishës. Portieri shqiptar i Lazios shpresonte që të fitonte besimin e trajnerit Simone Inzaghi për të qenë ai numri 1 i portës bardhekaltër, por mesa duket skenari nuk ka ndryshuar.

Trajneri italian vazhdon të besojë te aftësitë e Marchettit, pavarësisht formës jo të mirë që ai tregoi në transfertën e Bergamos ku pësoi dy gola të evitueshëm.

Klubi do të sqarojë situatën pas ndeshjes kundër Juventusit ku Marchetti do të luajë sërish që nga minuta e parë duke refuzuar edhe një ofertë të ardhur ditët e fundit nga Genoa.

Në këtë mënyrë, agjentët e gardianit shqiptar po kërkojnë të gjejnë një zgjidhje përfundimtare pasi Berisha kërkon më shumë hapësira dhe në këtë moment, Inzaghi nuk ia premton një gjë të tillë.

Sipas mediave italiane, në adresë të klubit roman kanë mbërritur disa sinjale nga Torino, Crotone e Palermo, por është portieri shqiptar ai që do të marrë vendimin përfundimtar dhe nuk është aspak habi që ai të zgjedhë një kampionat tjetër.

Një tjetër emër që ngjall interes për shqiptarët është edhe Tomas Strakosha. Në transfertën e Bergamos i riu u ul në stol me skuadrën e parë por mbetet ende për t’u përcaktuar edhe e ardhmja e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme