Berisha merr oferta të “çmendura”, por e ka të vështirë të largohet nga Austria

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 14:43 | Nga

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, pret që edhe edicionin tjetër të bartë fanellën e Red Bull Salzburgut.

Berisha të hënën në një intervistë të dhënë për “Die Presse” ka thënë se e sheh veten edhe në edicionin e shtatë te skuadra austriake, për shkak se ndihet shumë mirë përkundër ofertave të shumta që i ka nga gjithë Evropa, ka shkruar Koha Ditore.

Berisha, 25-vjeçar, këtë edicion është ndër më të dalluarit te Salzburgu dhe nga mediumet austriake po quhet si “zemra” e ekipit.

Ai deri më tani ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 39 paraqitje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme