Berisha pritet të largohet nga Lazio

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, pritet të largohet nga skuadra e Lazios pas vetëm gjashtë muajve.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka shkruar se Berisha ka kërkuar largimin nga Lazio, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur në dispozicion deri më tani.

Ai nuk po ndihet i rëndësishëm te trajneri Simone Inzaghi dhe dëshiron të ndërrojë ambient. Berisha 25-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Lazios nga Red Bull Salzburgu për 7.5 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Ai pati probleme me lëndimet dhe në pjesën e parë të këtij edicioni ka regjistruar dhjetë paraqitje në të gjitha garat. Ka vetëm një asistim. Berisha ka kontratë me skuadrën italiane deri në verën e vitit 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme