Berisha shënon në barazim

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 10:03 | Nga

Sulmuesi Besart Berisha të shtunën ka shënuar gol për Melbourne Victory, që barazoi ndaj Central Coast Mariners me rezultatin 1:1.

Berisha shënoi golin e epërsisë në minutën e 49-të, por në minutën e 71-të u barazuan shifrat në 1:1, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja e javës së 14-të të elitës së futbollit të Australisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ishte goli i dytë rresht për 32-vjeçarin dhe i gjashti në 12 paraqitje të këtij edicioni. Ai ka kontribuar edhe me një asistim.

Melbourne Victory zë vendin e pestë me 20 pikë, 15 më pak se lideri Sydney.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme