Berisha sot i bashkohet Reimsit në stërvitje

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, të hënën (sot) do t’i bashkohet për herë të parë në stërvitje klubit të ri, Stade de Reims.

Kështu ka njoftuar vetë klubi në “Twitter”. Berisha i bashkohet Reimsit pas huazimit nga Lazio te skuadra gjermane, Fortuna Dusseldorf, skuadër me të cilën nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në elitë.

Mesfushori 27-vjeçar te Reimsi është transferuar nga Lazio dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2024. Pjesë e Reimsit është edhe sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli.

Të ngjashme