Berlusconi: Milani duhet të luajë me dy sulmues

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 16:36 | Nga

Ish presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi ka thënë se se duke luajtur me një sulmues është “defekti” i skuadrës aktuale, teksa ka propozuar ekipin të luaj me dy të tillë në vijën e fronit.

Manjati i mediave në Itali shiti klubin Rossoner në prill të vitit 2017, duke hequr dorë nga klubi pas 30 vjetësh në krye.

Berlusconi ishte i famshëm për këmbënguljen e tij që ekipi duhet të luaj me dy sulmues në formacion.

Ndërkohë që trajnerët shpesh i kundërshtojnë kërkesat e tij ose thjesht luajnë një formacion që duket se kanë dy sulmues, ish-kryeministri është këmbëngulës se me dy sulmues në formacion është rruga e duhur.

“Pashë ndeshjen [kundër Lazos] mbrëmë, nuk ishte keq”, ka thënë fillimisht Berlusconi për Radio Radio.

“Formacioni që fituam plot 30 vite, ishte me dy sulmues dhe unë ende mendoj se një sulmues i vetëm është defekt i Milanit”.

“E thashë këtë, por nuk u dëgjua”, përfundoi presidenti legjendar i Milanit.

Ndryshe, Berlusconi këtë ia kishte thënë edhe ish-trajnerit Vincenzo Monella, por as ai nuk e kishte dëgjuar dhe rezultatet e dobëta e quan deri në shkarkim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme