Berlusconi: Milani ka probleme financiare

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 08:31 | Nga

Ish-presidenti i Milanit, thotë se Milani ka probleme të mëdha financiare.

Sipas tij heshtja e presidentit të ri Li është shqetësuese dhe se Rossonerët gjenden para një krize.

Berlusconi është i bindur se Milani ka probleme financiare për shkak të pronësisë së klubit.

“Unë e kam ditur se ka pasur disa probleme financiare”.

“Jam i brengosur për qetësinë e zotëri Li. Nëse ekipi vazhdon të punoj kaq keq atëherë ka mundësi që menaxhmenti Elliot të marrë përsëipër klubin, por problemi real do të jetë kur klubi të mbetet pa Ligë të Kampionëve – një humbje prej 100 milionë eurosh”.

“Kush do që do ta blinte klubin natyrisht se nuk do të duhej të paguante aq shumë në krahasim me vlerën reale, por do të kishte para vite të vështira”.

“Nuk shihet një perspektivë e mirë për klubin”, deklaroi Berlusconi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme