“Bernabeu” është i Asensios, Zidane ka disa fjalë për Bale

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 09:47 | Nga

Marco Asensio është vetëm 21 vjeçar, por po tregon se ka një të ardhme të ndritur. Ai shënoi dy golat e “Los Blancos” në barazimin 2:2 me Valencian në “Santiago Bernabeu”.

Gazeta madrilene, Marca shkruan se talenti spanjoll ka fituar zemrat e gjithë tifozëve, atyre që tani e duan jashtë ekipit anësorin uellsian, Gareth Bale, që bëri një tjetër paraqitje zhgënjyese.

Por, trajneri francez, Zinedine Zidane, e ka mbrojtur 28 vjeçarin nga kritikat, ashtu si Karim Benzeman.

“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për këtë skuadër. Gareth është Gareth. Duhet të punojmë shumë dhe të mbështetemi te Gareth, ashtu si te lojtarët tjerë”, tha Zidane.

“Situata e Bale është mirë, kishte raste, por nuk shënoi dhe do të punojmë në këtë drejtim. Nuk mund t’i kritikoj lojtarët, e kundërta, jam i lumtur me punën e tyre”, tha Zidane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme