Bernard Berisha operohet me sukses

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Akhmat Groznyt, Bernard Berisha ka kryer me sukses operimin e bërë së fundmi në qytetin e Romës.

Berisha ishte duke zhvilluar një fillim sezoni pozitiv në Superligën e Rusisë me skuadrën e Akhmat Groznyt.

Megjithatë, një dëmtim në krahë ka bërë që ai të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjike.

Ajo ndërhyrje ka ndodhur tashmë dhe Berisha ka treguar se gjithçka ka shkuar për mrekulli.

“Operacioni u krye me sukses! Një falënderim i madh për të gjithë ekipin në Klinikën Villa Stuart në Romë për mbështetjen e tyre aktive dhe të dashur”, ka shkruar Berisha në profilin e tij privat.

Ndryshe, djaloshi pejan shumë shpejt pritet t’i kthehet fushave të blerta, pasi ky lëndim nuk llogaritet si i rëndë dhe që mund ta lë shumë javë jashtë fushave.

Të ngjashme