Bernard Berisha shënon gol fantastik ndaj Zenitit

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Bernard Berisha ka vazhduar me ndeshje spektkolare në Rusi për skuadrën e tij Akhmat Grozny.

Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës ka realizuar gol ndaj gjigantit rus, Zenit St Petersburg.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi kur shënoi Kuzyayev në minutën e 16-të për 0-1.

Por 10 minuta më vonë, në skenë doli Bernard Berisha për të barazuar shifrat në 1-1.

Reprezentuesi kosovar u shërbye bukur në zonë nga Polyarus dhe shënoi në mënyrë akrobatike një gol fantastik për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Për pejanin goli ndaj Zenitit ishte i pesti këtë kampionat, derisa ka bërë edhe dy asistime. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme