Bernard Challandes publikon listën për ndeshjet e Kosovës ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar sot (e mërkurë) listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e marsit.

Dardanët do të luajnë tri ndeshje këtë muaj, dy zyrtare për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe një miqësore.

Takimi i parë i Kosovës do të jetë miqësor ndaj Lituanisë dhe do të zhvillohet më 24 mars, ndërsa i dyti ndaj Suedisë me 28 mars dhe i treti ndaj Spanjës me 31 mars në kuadër të kualifikimeve të Grupit B.

Për këto tri ndeshje, përzgjedhësi Challandes ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar, ku nuk mungojnë befasitë dhe mungesat.

Pjesë e listës janë yje si Amir Rrahmani, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Arbër Zeneli, ndërsa ftohet edhe portieri Betim Halimi.

I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në Covid-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet ekipit.

Orari i ndeshjeve të Kosovës

Kosovë – Lituani (ndeshje miqësore) – 24 mars 2021, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Kosovë – Suedi (Kualifikuese për Kupën e Botës 2022) – 28 mars 2021, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Spanjë – Kosovë (Kualifikuese për Kupën e Botës 2022) – 31 mars 2021, ora 20:45, “Estadio La Cartuja”, Sevilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme