Bernardeschi infektohet me koronavirus

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Italisë është bërë vatër e infeksionit me COVID-19.

Shumë futbollistë të grumbulluar me “Azzurët” kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, teksa të tjerë ende po dalin.

Rasti i fundit i lajmëruar para pak minutave vjen nga kampi i kampionit në fuqi të Italisë, Juventusit, shkruan Gazeta Express.

Federico Bernardeschi është futbollisti i radhës që është infektuar me virusin COVID-19.

Kjo është pa dyshim një mungesë e madhe për “Zonjën e Vjetër” e cila s’do ta ketë në dispozicion në këtë periudhë të rëndësishme një yll të skuadrës. 

Të ngjashme