Bertolacci largohet nga Milani, transferohet te Genoa

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 16:21 | Nga

Andrea Bertolacci është transferuar zyrtarisht në Genoa me huazim nga Milani, duke kompletuar një rikthim në klubin e tij të mëparshëm.

Mesfushori italian pas prurjeve të fundit nga “Rossonerët” ka vendosur të largohet nga San Siro, duke e ditur që minutat e tij do të jenë të pakët dhe ka zgjedhur ekipin e Genoas.

“Klubi i futbollit Genoa njofton se kemi formalizuar nënshkrimin e përkohshëm të mesfushorit Andrea Bertolacci”, thuhet fillimisht në deklaratën e lëshuar.

“Për lojtarin që ka pesë paraqitje me Italinë, është një kthim në klubin më të vjetër në Itali, me të cilin ai kishte bërë 88 paraqitje në ligë, duke shënuar 12 gola, gjatë tre sezoneve”.

26-vjeçari ishte në një marrëveshje bashkëpronësie me Romën, klubin ku ai filloi karrierën e tij, derisa “Giallorossët” blenë gjysmën tjetër të kontratës së tij në vitin 2015.

Bertolacci u shit pastaj në Milan për 20 milionë euro, por luftoi për të bërë një ndikim në San Siro për shkak të lëndimeve dhe formës së dobët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme