‘’Besa Besë’’, tifozët e Kosovës ia thonë këngës midis Southamptonit

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Rreth 1 600 “dardanët” që do ta ndjekin Kosovën nga shkallët e stadiumit në ndeshjen e sontme ndaj Anglisë, kanë ndezur atmosferën në qytetin e Southamptonit.

Skuadra e Bernard Challandes përballet me “Tre Luanët”, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, njëherësh testi më i vështirë që nga viti (2016) kur u pranuam në UEFA e FIFA.

Futbollistëve të Kosovës nuk do iu mungojë përkrahja qoftë nga shkallët e stadiumit apo edhe nga jashtë, pasi tifozët janë më të entuziazmuar se kurrë, shkruan lajmi.net.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ‘Dardanët’ kanë nisur qysh tani të festojnë pavarësisht rezultatit në fund.

Kënga e famshme ‘’Besa Besë’’ dëgjohet të këndohet nga tifozët që shihen në videon e mëposhtme.

Të ngjashme