Besa kërkon titullin, Kastrioti edhe një rast

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Në një ndeshje ku u shënuan vetëm 31 gola, Besa Famgas ka bërë hapin e madh drejt vazhdimit të dominimit në Superligën e Kosovës në hendboll. Besës tani i mjafton edhe një barazim për të fituar titullin e gjashtë rresht.

Skuadra pejane të shtunën (sot) është mysafire e Kastriotit në Ferizaj, në ndeshjen e dytë të serisë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), transmeton Koha Ditore.

Ndeshja Kastrioti – Besa nis në orën 18:00, ndërsa Besa e siguron titullin me fitore apo barazim.

Të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas fitoi me shifrat 16:15 ndaj skuadrës ferizajase. 31 gola vlerësohen shumë pak për një ndeshje hendbolli, por kjo erdhi si rrjedhojë e lojës shumë të fortë në mbrojtje të aplikuar nga të dy skuadrat.

Ndeshja u vendos vetëm në aksionet e fundit, njëjtë si të gjitha ndeshjet e këtij edicioni ndërmjet Besës e Kastriotit.

Të ngjashme