Besar Halimi startues në humbje

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, po vazhdon me paraqitje të rregullta në Bundesliga 2.

Ai në fakt nuk ka luajtur thuajse fare deri në janar, fillimisht për shkak të një lëndimi e më pas për shkak të koronavirusit. Por tashmë po starton rregullisht te Sandhauseni.

26-vjeçari të dielën luajti deri në minutën e 73-të në ndeshjen kundër Eintracht Braunschweigut. Felix Kroos shënoi gol në minutën e 91-të për fitoren 1:0 të Braunschweigut.

Në dhjetë ndeshje, Halimi ka një gol e një asistim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme