Besart Berisha i jashtëzakonshëm, thyen një rekord në Ligën e Australisë

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Besart Berisha po shkruan histori me klubin e tij, Western United, ai bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në ligën e Australisë.

Në fitoren 4-1 ndaj Macarthur FC në kuadër të Ligës A të Australisë, Besart Berisha ka hyrë në histori të kësaj lige, shkruan lajmi.net.

Futbollisti me prejardhje shqiptare u barazua me Rod Brown si golashënuesi i 2-të më i mirë në historinë e ligës kombëtare të Australisë.

Në 219 ndeshje, Berisha ka shënuar 137 gola. Rekordin me më së shumti gola e mbanë Damian Mori (240).

Kjo ishte ndeshja e shtatë këtë sezon për Berishën në A-League dhe ka shënuar deri më tani 3 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme