Beshiktas fiton derbin

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 20:13 | Nga

Skuadra e Besiktasit ka vazhduar me fitore në Super Ligën e Turqisë.

Ekipi i drejtuar nga Gunes, arriti që me rezultat minimal 1 me 0 ta mposhte Galatasarayn në shtëpi në derbin e javës.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Talisca në minutën e 47-të. Edhe pse skuadra vendase sulmoi gjatë gjithë kohës, me raste të 100 për qind nga Podolski rezultati 1 me 0 ishte i pandryshuar deri në fund.

Me këtë fitore Besiktasi vazhdon të jetë në krye të tabelës me 50 pikë, ndërsa Galatasaray në të tretën me 40 pikë.

Të ngjashme