Besiktas kërkon shërbimet e Tuanzebe

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Axel Tuanzebe, është duke u kërkuar nga klubi turk, Besiktas.

Sipas Daily Star, që bazohet në mediat në Turqi, klubi nga Stambolli është i interesuar që ta huazojë 22-vjeçarin për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, lojtari me origjinë kongoleze është i vendosur që të luftojë për vendin e tij në Old Trafford dhe nuk mendon që të largohet.

Futbollisti, i cili i ka përfaqësuar grupmoshat e reja të Anglisë, rrjedh nga Akademia e Manchester Unitedit.

Ai debutoi në ekipin e parë në vitin 2015, ndërsa ka qenë i huazuar te Aston Villa në sezonin 2018/2019

Të ngjashme