Besiktasi shfaq interesim për Dzekon

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Teksa Roma është duke vazhduar bisedimet për të nënshkruar me Rui Patricion dhe Granti Xhakan, raportohet se Besiktas ka kërkuar informacione për Edin Dzekon.

35-vjeçarit i skadon kontrata në qershorin e 2022 dhe sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, klubi turk tashmë ka shfaqur interesim për ish-sulmuesin e Manchester Cityt.

Dzeko iu bashkua klubit italian nga City për 11 milionë euro në vitin 2016 dhe nga atëherë ka arritur të shënojë 119 gola në 260 paraqitje.

Sipas disa mediave në Itali, trajneri Jose Mourinho dëshiron ta mbajë boshnjakun, por gjithashtu ka kërkuar një sulmues të ri.

Andrea Belotti i Torinos është një nga të kërkuarit, dhe transferimi i tij mund të ndodh nëse klubi nga kryeqyteti italian paguan 30 milionë euro.

Duke parë se konkurrenca do të shtohej, Dzeko edhe mund të mendojë largimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme