Besnik Hasi fiton gjyqin ndaj Olympiacosit

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 18:42 | Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron, pasi ka fituar gjyqin me skuadrën greke Olympiacos.

Trajneri shqiptar drejtoi skuadrën e kryeqytetit grek në vitin 2017, por u shkarkua nga zyrtarët e saj.

Hasi ka kërkuar të paguhej nga klubi grek sipas kontratës dhe ka arritur të fitojë gjyqin.
Palët kanë gjetur një marrëveshje, ku trajneri shqiptar do të dëmshpërblehet.

Nuk bëhet e ditur shuma, por me rëndësi për Hasin është ndërprerja e parakohshme të kontratës, pasi ekzistonte një mundësi që ai të qëndronte si i punësuar i klubit deri në mbyllje të afatit të kontratës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme