I besoi shqiptarit nga minuta e parë, Heynckes: Shabani është pjesë e talenteve

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 15:43 | Nga

Bayern Munich ka triumfuar gjatë ditës së djeshme kundër Eintracht Frankfurtit me rezultat 4-1, megjithëse është shpallur kampion i Bundesligas.

Kjo ka bërë që trajneri t’u jep hapësirë më shumë talenteve të rinj, ku mesin e tyre ishte edhe Meritan Shabani që e nisi lojën si titullar dhe luajti për 56 minuta.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Jupp Heynckes ka lavdëruar paraqitjen e shqiptarit duke thënë se është pjesë e një grupi të rinjve të talentuar te bavarezët.

“Shabani ka luajtur edhe më parë me ekipin e parë, kujtoj miqësoren me Grobasbachut. Pati një paraqitje shumë të mirë. Shabani është pjesë e një grupi të rinjve shumë të talentuar të klubit tonë”, pohoi Heynckes.

Edhe Shabani është shprehur i lumtur për minutat që i besoi trajneri veteran i Rekordmeister.

“Të paraqitem me ekipin e parë është shumë speciale për mua, pasi këtë e kam ëndërruar që fëmijë. Të kem mundësinë të luaj në të njëjtën fushë me lojtarë të klasit botëror më bën jashtëzakonisht krenar”, pohoi Shabani.

Ndryshe, Bayerni gjatë ditës së martë do të ballafaqohet me Realin në kuadër të takimit të dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Kujtojmë takimin e parë të zhvilluar në Gjermani e fituan spanjollët me rezultat 2-1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme