Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në evropianin e karatesë

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Karateisti i ri, Betim Maliqi, ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U-21, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Karateisti ynë fitoi medaljen e bronztë në grupmoshën e juniorëve, kategoria deri në 68 kilogramë.

Betimi shënoi katër fitore në garat e sotme, tri prej të cilave erdhën në repesazh.

Në luftën për të bronztën ai mundi karateistin polak, Krystow Cwezcyak.

Garuesit tjerë të juniorëve nuk e kishin ditën, pasi u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë në garat që po mbahen në Budapest.

Nesër (e diel) do të garojnë karateistët e moshave U-21. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme