Mesfushori polak Krystian Bielik dëshiron të largohet nga skuadra Arsenal.
Ai është i pakënaqur me Topçinjtë për shkak të paraqitjeve të rralla që i ka pasur; prandaj edhe dëshiron të largohet nga ky klub.
Sipas Sportowe Fakty, skuadrat që janë të interesuara ta përvetësojnë futbollistin 21 vjeçar janë, West Brom, Middlesbrough dhe Brentford.