Bild: Këto dy skuadra angleze po e kërkojnë talentin e Kosovës

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Talenti i Wolfsburg me prejardhje nga Kosova, Elvis Rexhbecaj, ka shkelur syrin e dy skuadrave nga Anglia.

21 vjeçari në vitin 2017 ka debutuar për skuadrën e parë të Wolfsburgut në Bundesligë, për t’u konsideruar një nga lojtarët më premtues për klubin elitar gjerman.

Paraqitjet e mira të Rexhbecajt dhe potenciali i tij për të ardhmen, ka bërë që për shërbimet e tij të ketë interesim nga Anglia.

Gazeta gjermane ‘Bild’ raporton se skuadra e promovuar në Premierligë këtë sezon, Norwich City, janë të interesuar për 21 vjeçarin nga Prizreni, përcjell ‘lajmi.net’.

Norwich për të siguruar shërbimet e Rexhbecajt duhet të mposht garën e ashpër me Leeds United, që po ashtu po kërkon inkuadrimin në Premierligë këtë sezon.

Kartoni i djaloshit nga Prizreni vlerësohet të jetë rreth tetë milionë euro

Të ngjashme