Biletat për ndeshjen Kosovë-Çeki u shiten në të zezën prej 50 deri në 80 euro

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 15:17 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ndeshjen e Kosovës me Çekinë ka vazhduar trendi i shitjes së biletave në tregun e zi.  Biletat shiteshin nga persona afër stadiumit “Fadil Vokrri” para policisë e cila ishte e pranishme në numër të madh, raporton Ekonomia Online.

Çmimi i biletave sillej nga 50 euro deri në 80 euro.

 Ekipi i Ekonomia Online ka kapur pamje të shitjes së biletave.

Disa bashkatdhetarë prapa kamerave ankoheshin për këtë çmim shumë të lartë, por të cilët thanë se pranuan të blinin këto bileta në tregun e zi pasi kanë ardhur enkas për të parë këtë ndeshje.

Me çmimet reale, kjo biletë do duhej të kushtonte vetëm 10 euro.

Të ngjashme